Salah: Jam gati të rinovoj me Liverpoolin, por nuk varet nga unë

11 janar 2022 | 17:19

Mohamed Salah është gati që të vijojë aventurën te Liverpoolit edhe përtej kontratës së tij, që i skadon pas 18 muajsh.

Sulmuesi egjiptian është gati që të nënshkruajë një kontratë të re, e cila në fakt nuk i është ofruar deri më tani nga drejtuesit e “The Reds”.

“Unë dua të qëndroj. por është në dorën e tyre të vendosin. Ata e dinë se çfarë po kërkoj dhe nuk është ndonjë shifër e çmendur. Unë e njoh klubin ku kam qenë për 5 vjet. I dua tifozët dhe ata më duan mua, por klubi e di se çfarë pres”, u shpreh egjiptiani, që jep një mesazh të qartë për drejtuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është kthyer në Prishtinë pas…