Salah: Kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt
Mohamed Salah ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin, kësisoj duke lënë të hapura spekulimet për të ardhmen e tij. Pas fitores së Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në “Anfield”, Salah bëri një deklaratë lidhur me situatën e tij.
“Sinqerisht, është diçka që më rri në mendje. Deri tani, kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt me fanellën e Liverpoolit, prandaj thjesht desha ta shijoja”, ka thënë Salah për “Sky”. “Do të shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë që ta fitojmë kampionatin dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar Salah. Fati i Salahut te Liverpooli mbetet ende i paqartë, ndërsa tifozët shpresojnë për një zgjidhje pozitive.
🚨❗️ Mo Salah on his contract situation: “Honestly… it’s in my head. Until now this is the last Man City game I will play for Liverpool, so I was just going to enjoy it”.
“I will enjoy every second here. Hopefully we just win the league and will see what will happen”, told Sky. pic.twitter.com/CAvO7WuL5a
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 1, 2024