Salah lë prapa Ronaldon për lojtarin e javës në Champions
06 prill 2018
| 22:14
Kur të gjithë prisnin që Cristiano Ronaldo të zgjidhej si lojtari më i mirë i javës në Champions League, pasi “pushtoi” faqet e para të gazetave me roveshatën e tij kundër Juventusit, turneu zgjodhi egjiptianin Mohammed Salah.
Sulmuesi i Liverpoolit ishte ai që mori më shumë vota në sondazhin e publikuar në faqen zyrtare të kompeticionit më të rëndësishëm në botë për klube.
Salah grumbulloi 57% të votave, ndërsa ylli i Realit vetëm 35%. Në vend të tretë u rendit James Rodriguez i Bayern Munchen (5%).
Duket se tifozët kanë vlerësuar më shumë ndeshjen e shkëlqyer të Salah ndaj City-t sesa golat e Ronaldos në Torino.