Salah, njeriu i rekordeve në Premier Ligë
Me golin e shënuar kundër Crystal Palace, që i dha fitoren skuadrës së Liverpool, Mohamed Salah barazoi dy rekorde në Premier Ligë.
Goli në minutën e 84-t në “Selhurst Park” ishte i 29-i për të në 21 ndeshje të ndryshme të sezonit 2017/18 në Premier Ligë. Në këtë mënyrë ai barazoi rekordin e vënë nga Cristiano Ronaldo (2007/08) dhe Robin Van Persie (2012/13), të cilët shënuan 29 gola për Manchester United në harkun e 38 javëve.
Salah ka edhe gjashtë ndeshje në dispozicion për të thyer rekordin e tyre dhe rekordin e Andrew Cole, i cili shënoi 34 gola në sezonin 1993/94, që kishte 40 ndeshje, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në harkun e një sezoni në Premier Ligë, raporton “Telesport”. Ndërkohë, Salah ka barazuar rekordin e Didie Drogba me 29 gola për Chelsea në sezonin 2009/2010, si futbollisti afrikan që ka shënuar më shumë gola në një sezon në kampionatin anglez.
Ndeshjet e mbetura të Salah në këtë sezon do të jenë kundër Everton, Bournemouth, West Brom, Stoke, Chelsea dhe Brighton.