Salahi e kishte refuzuar Realin para finales në Ligën e Kampionëve
18 maj 2020
| 16:11
Ish-zëvendëstrajneri i Egjiptit ka zbuluar se Mohamed Salah ka marrë një ofertë nga Reali në vitin 2018, pak muaj përpara finales së Champions-it kundër tyre, por sulmuesi i Liverpoolit e ka refuzuar atë.
“Kur unë punoja me Hektor Kuperin, ne kishim një grumbullim në Zvicër në mars 2018”, Hani Ramzi tregon për “OnTime Sports”.
“Unë isha duke folur me Salahun dhe ai më tha se Reali i kishte bërë një ofertë. Oferta ishte me të vërtetë e mirë, ai e diskutoi atë me mua dhe zotin Kuper dhe vendosi që të qëndronte me Liverpoolin sepse ndihej rehat atje”.
Pak muaj më vonë, Salah luajti në finalen e Champions-it kundër tyre, e cila përfundoi me dëmtimin e tij të famshëm në shpatull nga Ramos.