
Salahi kalon Covidin
23 nëntor 2020
| 12:51
Muhamed Salah ka rezultuar negative në tamponin e fundit dhe nga sot mund të stërvitet me skuadrën, për të qenë gati për sfidën e të mërkurës në Ligën e Kampionëve, përballë italianëve të Atalantës.
Ylli egjiptian i futbollit u prek nga koronavirusi disa ditë më parë, teksa kishte marrë pjesë në ceremoninë martesore të vëllait të tij, veprim që u kritikua jo pak nga mediat sportive në Britaninë e Madhe.
Megjithatë Salah u mor në mbrojtje nga trajneri Klopp dhe tani është shëruar plotësisht, ndaj që nga mesjava do të kërkojë t’u përgjigjet kritikave në fushën e lojës. Një tjetër lajm i mirë për teknikun gjerman është edhe rikuperimi i brazilianit Fabinho, i cili edhe mbrëmë luajti titullar në qendër të mbrojtjes.