
Salahi merr 1 milionë vota në zgjedhjet presidenciale
01 prill 2018
| 15:44
E çmendur ajo që ndodh në Egjipt. Në zgjedhjet presidenciale, në të cilat triumfoi Abdel Fatah Al Sisi, Mohamed Salah mori 5% të votave, 1 milionë të tilla.
Ta mendosh që nuk ka qenë kandidat. Por dashuria e madhe që kanë njerëzit për këtë personazh në Egjipt ka bërë që 1 milionë vota të dilnin të pavlefshme, pasi qytetarët kishin shkruar emrin e sulmuesit të Liverpoolit.
Kualifikimi i Egjiptit në Botëror nga Sahal ishte një ngjarje e madhe dhe qytetarët nuk e harrojnë kurrë emocionin që u dhuroi.