Salahi ndërpret agjërimin për finalen e LK-së
Ndryshe nga si raportonin mediet egjiptiane, Mohamed Salah ka ndërprerë agjërimin për të qenë 100% në formë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të Liverpoolit, finalen e Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i “The Reds”, i cili po mban Ramazan që nga 16 maji, ka vendosur që të kthehet në rutinën e zakonshme të tij në mënyrë që të mos ketë asnjë justifikim për përballjen ndaj Realit. Sipas Ruben Pons, fizioterapistit spanjoll të Liverpulit, Salah agjëroi në grumbullimin në Marbella për këtë supersfidë, por në dy ditët përpara finales së Champions-it është vendosur një plan i ri për yllin e skuadrës angleze. “Të enjte, të premte dhe të shtunë nuk ka agjërim për sulmuesin”, ka thënë fizioterapisti për një radio spanjolle.
Një ndërprerje e tillë e agjërimit është e lejueshme pasi Salah ka qenë në udhëtim. Ditët mund të zëvendësohen pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.