Salahi, “Qytetar Nderi” i Çeçenisë
24 qershor 2018
| 13:32
Ylli i Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah është shpallur “Qytetar Nderi” i Çeçenisë.
Ishte vetë lideri çeçen ai që ka vendosur të nderojë lojtarin e Liverpoolit. Kjo ngjarje u zhvillua në pallatin e presidentit çeçen.
“Mohamed Salah është një ‘Qytetar Nderi’ i Çeçenisë! Kam firmosur dekretin nderimin e lojtarit të madh të kombëtares egjiptiane dhe të Liverpoolit”, kanë qenë fjalët e liderit të Çeçenisë.