Salahu do të transferohet në Barcelonë

07 qershor 2022 | 17:46

Mohamed Salah në një të ardhme jo shumë të largët do të veshë fanellën e Barcelonës. “The Mirror” ka raportuar në lidhje me zhvillimet që pritet të ndodhin kur t’i përfundojë kontrata egjiptianit në vitin 2023 me Liverpoolin.

Salah do të transferohet në Barcelonë pasi t’i përfundojë kontrata me Liverpoolin. Ai do të zhvillojë edhe një sezon nën urdhrat e Klopp dhe më pas nuk do të rinovojë, por të vazhdojë aventurën e tij në La Liga.

Egjiptiani nuk është më i lumtur në Premier League dhe synon një aventurë të re në La Liga. Barcelona nga ana tjetër po tenton ta afrojë Salah që në këtë sesion merkatoje, por një gjë e tilllë duket e pamundur që të ndodhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…