Salahu kapet mat, fotografohet me presidentin e PSG-së
PSG-ja nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri në këtë merkato janari, drejtuesit e klubit francez janë të detyruar të jenë të kujdesshëm për të respektuar rregullat e “fair-play” financiar.
Pavarësisht kësaj, për të ndezur edhe një herë rrjetin, mjafton një foto e sheikut Al-Khelaifi me Momo Salah. Të dy janë parë në një restorant në Londër, në një tavolinë, kaq ka mjaftuar për të bërë tifozët e PSG të ëndërrojnë për një tjetër afrim të bujshëm.
Në fakt emri i Salahut nuk është një risi në Paris, sheiku e kërkoi edhe gjatë verës përpara se Salahu të firmoste rinovimin e kontratës me Liverpoolin. Sigurisht afrimi i sulmuesit egjiptian në janar është thuajse i pamundur, por sipas medieve ky është sondazhi i radhës që Al-Khelaifi bën për Salah. Nëse nga Parisi largohen emra të rëndësishëm gjatë verës, në fund të këtij sezoni, Salah do të kthehej në objektiv kryesor.