Salahu nuk largohet nga Liverpooli

07 gusht 2023 | 13:04

Në mediet e Anglisë qarkulloi lajmi se sauditët e Al-Ittihad janë të gatshëm të derdhin plot 60 milionë euro për kartonin e “faraonit” të Liverpoolit, Mohamed Salah, madje t’i ofrojnë këtij të fundit dhe një kontratë “stratosferike” prej 180 milionë eurosh për vetëm dy sezone.

Mirëpo, pas këtij lajmi ka reaguar dhe menaxheri i “yllit” egjiptian, Ramy Abbas, i cili mohon gjithçka, teksa ka thënë se nëse Salah dëshironte largimin nga “të kuqtë” gjatë merkatos së verës nuk do të rinovonin kontratën me Liverpoolin.

“Nëse do të kishim marrë parasysh mundësinë e largimit nga Liverpooli gjatë merkatos së verës, ne nuk do ta rinovonim kontratën vitin e kaluar. Momo mbetet i lidhur me Liverpoolin”, u shpreh menaxheri i Salahut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita…