Salahu për ‘Topin e Artë’: Isha i tronditur nga renditja
Mohamed Salah është rikthyer të flasë për ceremoninë e çmimit të “Topit të Artë”. Ylli i Liverpool u rendit në vendin e shtatë në listën për të fituar trofeun personal, ku sulmuesi i PSG-së Lionel Messi e rrëmbeu këtë çmim si lojtari më i mirë në botë, i cili koleksionoi për herë të shtatë “Topin e Artë”.
Salah u konsiderua si një favorit i mundshëm për të marrë çmimin, por në fund ishte larg në renditje dhe sipas “Daily Mirror”, egjiptiani tani e pranon se besonte në një renditje më të lartë në listë.
“Më tronditi. Askush në botë nuk priste që unë të isha i shtati, por kështu ndodhi. Nuk e di se mbi çfarë u bazua zgjedhja e tyre, por nuk besoj në asnjë teori konspirative. Nuk e kam ndjenjën se ka ndonjë gjë personale kundër meje. Kështu duket realiteti”, ka përfunduar Salah.
Salah ka shënuar 27 gola dhe dhjetë asistime në 32 paraqitje, në këtë sezon.