Salahu pyetet se a do të luajë në finale ndaj Realit, kjo është përgjigjja e tij

15 maj 2022 | 12:15

Liverpooli ka fituar në finalen e FA Cup, por disa lojtarë kanë pësuar lëndime, gjë që mund të paraqesë një problem të madh për ndeshjet e tyre të mbetura në sezonin 2021/22, duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Pas gjysmë ore, Mohamed Salah është larguar për shkak të një lëndimi, i cili e ka detyruar Jurgen Kloppin të zëvendësonte egjiptianin me Diogo Jotan.

Më pas, në fund të kohës së rregullt, Virgil van Dijk duhej të largohej për Joel Matip.

Pas ndeshjes, Salahu është pyetur nga gazetarët se a do të luajë në finalen e Ligën e Kampionëve.

“Natyrisht”, ishte përgjigjja e shkurtër e egjiptianit, i cili kërkon hakmarrjen ndaj madrilenëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numër i madh i të punësuarve në sektorin privat nuk…