Sali Asllanaj: Suhareka përherë me LDK-në
Sali Asllanaj, ish kryetar i komunës së Suharekës, gjithashtu edhe ish-kryetar i degës së LDK-së në Suharekë pë vite me radhë, ka dhënë një mesazh të qartë për kundërshtarët politik.
Ai përmes një postimi të bashkangjitur me një fotografi me miq e kusherinjë në ‘facebook’ ka treguar se fitoret e LDK-së janë të përhershme.
Sali Asllanaj përveq që ka qenë kryetar i Komunës për disa mandate gjithashtu ka qenë edhe deputet në parlamentin e Kosovës.
A do të garoj edhe këto zgjedhje z.Asllanaj, mbetet të shihet.
Kujtojmë që një pjesë e elektoratit të LDK-së, në Suharekë dëshirojnë që Asllanaj të rikthehet fuqishëm në skenën politike.
Sali Asllanaj së fundmi ka shpërndarë një fotografi në facebook së bashku me përkrahësit nga fshati i tij, ku thotë se LDK do të korr fitore.