Sali Berisha: Basha duhej të dorëhiqej, theu çdo rregull dhe ligj me këtë vendim

09 shtator 2021 | 21:35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në Çim Peka LIVE vendimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, i cili ka përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.

“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë, duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD-së. Sovraniteti i PD-së, sepse PD-ja është një institucion i sovranitetit të vendit, me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se, ose bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin, të asgjësojë PD-në si një parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros”.

“Jam i sigurt se Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë jam i sigurt. PD-ja nuk mund të jetë kurrë një forcë, ku deputetët e saj i vendos cilido vend tjetër në botë. Sepse këtu merr fund gjithçka. Nëse PD-së i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh që Edi Rama dhe lobimi i tij korruptiv kanë realizuar ndaj Bashës, por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim, i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, PD-në. Për të marrë një vendimi të tillë, zoti Basha duhej të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD, të vendoste një nen në statut, ku të sanksionohej përjashtimi nga grupi i personave që dezinjohen non-grata nga SHBA apo një vend tjetër. Ky nen nuk mund të konsiderojë pa transparencën. Ai, për interesa të caktuara, shpalli një vendim që është nul, pasi është vendim i tij dhe i asnjë forumi të PD-së. Por ky nuk është thelbi, por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Mendoj se Shqipëria ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur, sepse një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave publike dhe jo e manipuluar apo e urdhëruar nga forca të tjera”, ka thënë Berisha.

Basha largon Berishën: Nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje verbale për të…