Sali Berisha dorëzon mandatin e deputetit?

20 maj 2021 | 19:31

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar konferencë për media, pas shpalljes së tij si “person non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimet e sigurta të Demokracia.com kanë treguar se Sali Berisha do të japë dorëheqje dhe do ta dorëzojë mandatin e deputetit, pas shpalljes së tij “person non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dje, në reagim Berisha thotë se lajmin për ndalimin e hyrjes së tij në SHBA e kishte mësuar nga mediat. Ai tha se gjatë 30 viteve të tij në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë të tij, “nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj korrupsioni tjetër”.

Të mërkurën (19 maj) Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë.

Rrjedhimisht, u është ndaluar hyrja në SHBA, Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berisha, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

Gjatë së enjtës, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer i tha Zërit të Amerikës se vendimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të përcaktuar publikisht ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha si të përfshirë në korrupsion, është një prej mjeteve që SHBA-ja vë në përdorim për të luftuar korrupsonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Cava” është biznesi më i ri që do t’i shtohet…