Sali Berisha feston ditëlindjen e 80-të në arrest shtëpiak
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha feston sot 80-vjetorin e lindjes.
Nga arresti shtëpia me anë të një postimi në “Facebook”, Berisha thotë se ndonëse është në majën e tetë dekadave, përballë ka një betejë të cilën e konsideron më të rëndësishmen e jetës së tij.
“Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar! Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time. Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan! Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashtershëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores”, ka shkruar Berisha.