Sali Berisha flet edhe një herë për shkëmbimin e territoreve
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, duke sqaruar edhe një herë pozicionin e tij.
“Nuk jam kundër një marrëveshje, e mbështes një marrëveshje. E konsideroj marrëveshjen mes dy vendeve, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kam konsideroj një set të ri marrëdhëniesh për të arkivuar të shkuarën. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë mes dy vendeve sovrane, që garantojnë stabilitetin dhe integritetin. Jashtë këtyre dy kushteve, që burojnë nga pakti Ahtisari dhe Gjykatës Evropiane, jashtë këtyre kushteve nuk ka marrëveshje”, ka deklaruar Berisha në emisionin “Opinion” në televizionin “Klan”.
“Thuaj atyre që ka një marrëveshje që e kanë firmosur me gjak. Pse Serbia dhe Rusia e kanë këtë përqendrim në Mitrovicë? Prapavija e marrëveshjes është Serbia e madhe, ata vijnë me flamurin e Serbisë së madhe dhe nuk mund të lejohet”, theksoi ai.
Berisha dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi disa herë kanë goditur indirekt njëri-tjetrin javëve të fundit për idenë e Thaçit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.