Sali Berisha i gëzohet deklaratës së Trumpit për Kosovën
Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, i është gëzuar një deklarate të presidentit aktual amerikan, Donald Trump, për Kosovën.
Ish-udhëheqësi shqiptar ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, deklaratën e këshilltarit të Trumpit për siguri kombëtare, H.R. McMaster, se presidenti amerikan është shumë krenar me Kosovën.
McMaster shprehu mbështetjen e fortë amerikane për Kosovën në një fjalim që mbajti të mërkurën mbrëma në Uashington me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ai i solli Kosovës përshëndetjet e Presidentit Donald Trump.
“Dua t’ju sjell përshëndetjet e Presidentit tonë. Presidenti Trump është shumë krenar për Kosovën, krenar për atë që ju keni arritur dhe shumë krenar për marrëdhëniet tona me Kosovën.”
Gjenerali McMaster tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kosovën në aspektet e ndryshme të përparimit të shoqërisë dhe në angazhoimet e saj ndërkombëtare.