Sali Berisha: Gjykata Speciale, jashtë çdo kontrolli
Ish-kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha thotë se Gjykata Speciale e Kosovës që heton krimet e luftës është jashtë kontrollit dhe duhej të miratohej me ligj tjetër.
Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha theksoi se një person i akuzuar nga kjo gjykatë nuk merr asnjë dëmshpërblim nëse del i pafajshëm.
Sipas Berishës, miratimi i kësaj gjykate me kluazolat është përgjegjësi direkte e Parlamentit të Kosovës që aprovoi ngritjen e saj.
Blendi Fevziu: A duhej ta ngrinte Kosova, Gjykatën Speciale?
Sali Berisha: Kosova, Gjykatën Speciale duhej të ngrinte por jo me atë ligj që e ka ngritur. Unë shoh që Gjykata Speciale e ngritur mbetet jashtë çdo kontrolli mbi Tokë.
Blendi Fevziu: Deri tani po.
Sali Berisha: Ky është problem i madh. Në qoftë se Gjykata e Hagës ka dhe Apelin, në fund të fundit ka dhe mbikëqyrjen e Organizatës, kjo gjykata me disa veprime që kryen, ja me këtë që bën, që na tha se janë për krime konkrete, që tha se jemi për krime të pasluftës, pas futjes së forcave të NATO, dhe tani na ngelet tek një organizatë terroriste nene të cilat i japin asaj të drejtë kur nuk ka të drejtë, absurde. Domethënë, këtu njeriu mund të dali i pafajshëm, por nuk merr dëmshpërblimin. Nuk e kisha dëgjuar kurrë.
Blendi Fevziu: Nga ana tjetër, po marr vetëm këta të katërt, këta mund të rrijnë në burg deri në 10 vjet, me parahetimin, me hetimin, me gjykimin dhe mund të dalin të pafajshëm. Çfarë vlerë ka pafajësia kur këta njerëz kanë bërë 10 apo 12 vite burg?
Sali Berisha: Miratimi i një ligji të tillë me këto klauzola është përgjegjësi e plotë e Parlamentit të Kosovës. Për mendimin tim.