Sali Berisha ‘godet’ Ramën për atletet në Samitin e Londrës

11 korrik 2018 | 12:44

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin aktual Edi Rama për mbathjet që ky i fundit ka veshur në Samitin e Londrës.

Në profilin e vet në rrjetin social në “Facebook”, Berisha ka shpërndarë një video të “BBC”-së, e cila për temë ka atletet e kryeministri shqiptar.

“Kur të përfaqëson një i sëmure psikik! Ja si ‘BBC’ damkos psikopatin! ‘Duket se dikush i ka harruar këpucët’, tallet ‘BBC’. Ky ishte suksesi i tij në Samitin e Londrës! Turp! Shikoni videon e ‘BBC’-së në të cilën thuhet: ‘Fotoja familjare është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por atletet në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment’”, ka shkruar Sali Berisha.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar…