Sali Berisha hap llogari në “TikTok”, poston videon e parë
13 tetor 2022
| 15:04
Kryetari aktual i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka hapur llogari në një platformë tjetër. Tani ai është tiktokeri më i ri.
Këtë rrjet e ka marr me seriozitet ku ka shpërndarë edhe një video teksa ka treguar që i pëlqen rrjetet sociale.
“Mirëdita, një përshëndetje nga kanali im Tiktok. Jam entuziast se nga sot po filloj një komunikim me ju përmes këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion dhe do të mbetet gjithnjë, teknologjia”, tha ai ndër të tjerash.
Brenda pak minutave pas hapjes së llogarisë ai mori mbi 300 ndjekës.