Sali Berisha i humb zgjedhjet edhe në vendlindje

15 maj 2023 | 12:46

Ka përfunduar numërimi në 39 bashki të vendit, ndërsa është duke vazhduar në 22 të tjera.

Partia Socialiste (PS) ka triumfuar në 33 bashki: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik dhe Patos.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka fituar në gjashtë: bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Në vendlindjen e demokratit Sali Berisha, bashkinë e Tropojës ka triumfuar Partia Socialiste me Rexh Byberin, i cili ka marrë 5 126 vota, ndërsa Besnik Dushaj nga “Bashkë Fitojmë” ka marrë 4 876 vota.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dera e pallatit është “gjithmonë e hapur” për Princin Harry…