Sali Berisha kërkon nga opozita ta rrëzojë Qeverinë Rama me revolucion

08 shkurt 2020 | 20:42

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vazhdon t’i qëndrojë thirrjeve për revolucion, sepse vetëm ky i fundit sipas tij mund ta largojë Edi Ramën nga pushteti.

I  ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në news24, ai e quan kreun e qeverisë ‘një tigër prej letre’ të cilit opozita i tregoi se mund t’ia mbathë.

Berisha thekson se Edi Rama nuk mund të largohet me zgjedhje, pasi asnjëherë me të nuk mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe opozita duhet të marrë hovin final për ta hedhur atë.

I qëndroni thirrjeve për revolucion?
“Absolutisht, vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend”, ka thënë Berisha.

Po si mund të arrihet ?
“Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im”, është përgjigjur Berisha.

A rrëzohet Edi Rama me zgjedhje?
“Absolutisht me votë jo, sepse nuk voton kurrë. Ai largohet me revolucion, nuk ka forcë në botë që mund t’i rezistojë. Revolucioni sot është më i mundur se kurrë. Sa më monist bëhet Edi Rama, aq më i mundshëm është revolucioni dhe fitorja e tij”, ka deklaruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partneria e Cristiano Ronaldos, Georgina mori një vëmendje të madhe…