Sali Berisha konfirmon hyrjen në Parlament: Kemi armatë të fuqishme
Ish-kryeministri Sali Berisha u prit me brohorima në kuvendin e partisë Demokratike.
Edhe pse nuk foli në podium, mendimin e tij e dha para gazetarëve në shkallët e Pallatit të Kongreseve. Pavarësisht shpalljes “non grata” nga SHBA ai konfirmoi se do të jetë pjesë e Parlamentit në shtator
“Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën,” tha Berisha.
Beteja ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken tha ai po vijon. E për këtë shton se ka besim të avokati i tij.
“Mund t’iu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi, nëse zoti Blinken paraqet qoftë dhe një fakt të vetëm për të faktuar atë që është shkruar, Sali Berisha është njeriu i vendimeve më të qarta, më të drejta,” tha Berisha./oranews.tv/