Sali Berisha në arrest shtepiak del në dritare përshëndet përkrahësit
02 janar 2024
| 12:43
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndodhet në arrest shtëpiak pasi është duke u hetuar nën dyshimet për korrupsion.
Megjithatë sot poshtë banesës ku jeton Berisha kanë shkuar një numër përkrahësish të tij, të cilët Berisha i ka përshëndetuar nga dritarja në stilin e tij klasik.
“Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së drogës, krimit e korrupsionit”, ka shkruar Berisha në “Facebook” mbi videon e publikuar.