Sali Berisha paralajmëron protestë më 8 janar
04 janar 2022
| 13:12
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë tjetër kombëtare më datë 8 janar para partisë së tij.
Lideri historik i Partisë Demokratike do të udhëheqë protestën disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, është thënë në posterin të cilin Berisha e ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook”.