Sali Berisha paraqitet në SPAK

03 mars 2025 | 11:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak minutave në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij.

Rreth SPAK janë mbledhur disa dhjetëra mbështetës të kryeministrit, për të kundërshtuar masën e vendosur ndaj tij, shkruan “A2 CNN”.

Berisha është nën hetim për dosjen ‘Partizani’ me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku edhe qëndroi për 333 ditë në izolim në shtëpinë e tij.

Ish-kryeministri i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ‘futur duart’ në sistemin gjyqësor, përmes Reformës në Drejtësi.

Berisha është shprehur shpesh se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, janë bërë me qëllim për të goditur opozitën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar një ndeshje miqësore…