Sali Berisha reagon pasi zëvendëskryeministrja Balaj kërkoi pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit
Të shumta kanë qenë kërkesat e institucioneve të Kosovës, për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.
E fundit që ka kërkuar në Tiranë nga qeveria shqiptare, pezullimin e taksës është zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj. Kjo e fundit në takimin e zhvilluar të hënën në Tiranë me zëvendëskryeministrin Erion Braçe ka kërkuar nga qeveria shqiptare që ta pezullojë për dy muaj, deri më 15 shtator taksën në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndaj kësaj kërkese ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në rrjetin social në “Facebook” ka dhënë një këshillë miqësore për Qeverinë e Kosovës.
Ai ka thënë se heqja e taksës antikombëtare në Rrugën e Kombit kërkojeni aty ku u vendos që sipas tij, është bërë në Beograd.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Një këshillë miqësore për Qeverinë e Kosovës!
Heqjen e taksës antikombëtare në rrugën e Kombit kërkojeni aty ku u vendos në Beograd.
Taksen e vendosi Zografi Bis me urdhër të Beogradit në kuadrin e luftës së ftohtë të Tiranës kundër Prishtinës.
Viktimë e këtij urdhri ranë edhe rrethet e veriut, Kukësi, Hasi dhe Tropoja, të cilat Zografi Bis në traditën e tij atërore i urren për vdekje.
Në këto tre rrethe investimi i vetëm që Zografi Bis ka bërë hedhjen e asfaltit në 10 km të segmentit të fundit të rrugës B Curri – Valbone, në të cilat ishte hedhur stabilizanti.
Me falni harrova edhe aeroportin e Kokësit por atë e kishte vetëm në 3D. sb
(Q.R / Epoka e re)