Sali Berisha shkon për ngushëllime në Tropojë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Lirie Berisha, ka vizituar qytetin e Bajram Currit, ku ka marrë pjesë në ngushëllime në familjen e kryebashkiakut të qytetit të Bajram Currit nga radhët e PD-së, Besnik Dushaj, të cilit i ka vdekur vëllai (Man Dushaj i moshës 64 vjeçar) në një aksident komunikacioni.
Në këtë aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Fierzë të Tropojës bëhet me dije se janë përplasur dy automjete në mes veti njëra e tipit “BMW” dhe tjetra “Benz” me këtë rast kanë mbetur të lënduar rëndë e lehtë pesë persona: Fadil e Bekim Dushaj si dhe Elidon e Alidona Haxhiaj (nënë e bir) si dhe ngasësi i “BMW” N. Madani. Të lënduarit Fadil e Bekim Dushaj janë dërguar për në spitalin e Tiranës, jeta e të cilëve nuk është në rrezik.
Varrimi i Man Dushajt është bërë në vendlindjen e tij në fshatin Dushaj të Tropojës, në një ceremoni të madhe të pjesëmarrësve nga rrethina e Tropojë dhe Malësia e Gjakovës.
/Epoka e re/