Sali Bislimi: Kryeministri Kurti noton në ujëra të turbullta

17 janar 2023 | 12:01

Veprimtari dhe drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka komentuar videon e kryeministrit Albin Kurti i cili ka përkujtuar të hënën politikani serb Oliver Ivanoviq që u vra pesë vjet më parë.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se është revoltuese që kryeministri Kurti me pietet nderon “figurën kriminale serbe Oliver Ivanoviqin, dorën e djathtë të Millisheviqit”.

Sipas tij, kryeministri Kurti është duke notuar në ujëra të turbullta.

“Krimineli Oliver, pjesëmarrës në vrasjen e shqiptarëve në vitin ‘99, i dënuar për 9 vite heqje lirie nga trupi gjykues i EULEX-it. Kryeministri Kurti me këtë akt të turpshëm anti-njerëzor dhe anti-kombëtar amniston krimet serbe në Kosovë duke filluar me kryekriminelin siç ishte Ivanoviq. Kjo paraqitje skandaloze vret për se dyti shqiptarët e viktimizuar nga dora e tij. Kosova me ketë kategori politikanesh rrezikon ardhmërinë, ose duhet të japë dorëheqje për çështje shëndetësore”, ka shkruar Bislimi, duke theksuar se a ka njeri të mençur që e këshillon kryeministrin.

“Nuk i ke njohur ëndrrat e Oliverit kryeministër. Nuk e ke njohur dorën e djathtë të Millosheviqit. Ju doni që ëndrra e tij të jetojnë për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta. A ke ndonjë njeri të mençur aty që të këshillon dhe të kufizon, apo rrethohesh me pro jugosllavë. Mos je kanë i dehur, dhe s’po di çka flet. E pabesueshme. Turp!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooi nuk po kalon nëpër një formë të mirë, por…