Sali Bislimi në Strasburg kërkon themelimin e një gjykate speciale për Serbinë për krimet në Kosovë

22 qershor 2023 | 14:24

Drejtori i zyrës ligjore First-consulting.ch, veprimtari, Sali Bislimi, ka vizituar Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Bislimi është takuar me shumë personalitete evropiane, presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tony Cox, përfaqësuesin e grupit të ALDE-s, Lulian Bulai, përfaqësuesit zviceranë Jean Pierre Grin dhe Alain Pierre Fridez.

“Sot i ftuar në Këshillin e Evropës në Strasburg. Një shtytje për proceset e Kosovës. Nderin dhe kënaqësinë ta takon presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tony Cox, përfaqësuesin e grupit të ALDE-s, Lulian Bulai, përfaqësuesit zviceranë Jean Pierre Grin dhe Alain Pierre Fridez, e shumë personalitete të tjera”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka treguar për temat që ka biseduar me këta zyrtarë evropianë.

“Mikpritja e ngrohtë më bëri të ndihem mirë, por temat që bisedova ishin që nga ky vend duhet të ngritët edhe një gjykatë speciale për krimet serbe në Kosovë, për një paqe afatgjate në mes të dy popujve. Kosova duhet të ketë sovranitetin politik dhe juridik. Talljet me ne nuk i bëjnë mirë demokracisë. Përfaqësuesi i ALDE-s, Bulai me thotë se raportuesja për Kosovën znj. Dora Bakoyannis do ta stopon procesin e Kosovës në këtë institucion, ajo do të përpiqet të mos lejoj një aleat të Turqisë ta anëtarësojë këtu. Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk janë problemi, aty nuk thuhet problemi fundamental që vendet mike të Serbisë ose blloku ortodoks ballkanik bashkë me Rusinë synojnë zhbërjen e shtetit të Kosovës. Kosova si kandidate e anëtarësimit në Bashkimin Evropian meriton mbështetje dhe uroj që politikat e gabuara të mos gjejnë përkrahje për një konflikt i cili do të ishte me pasoja të paparashikuara. Shqiptaret duhet të veprojnë si komb që historia mos ta na përsëritet. Kosovë t’i njoh ëndrrat dhe vuajtjet. Nganjëherë po me ndalet fryma në sfidat e misionin tim për vlerat perëndimore që meriton. E drejta është në anën tonë, do të dalim fitues vetëm të bashkuar! Me ty dhe për ty sa të jetoj”, ka shkruar Sali Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i famshëm, Neymar, ka vendosur që t’i kërkojë falje…