Sali Bislimi publikon një intervistë për mediet zvicerane kur kishte kundërshtuar akuzat e Dick Martyt
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një intervistë dhënë për mediet zvicerane para disa vitësh, ku ka kundërshtuar akuzat e Dick Martyt për UÇK-në.
Ai thotë se akuzat imagjinare të Dick Martyt u vërtetuan se ishin imagjinare.
“Kosova sapo kishte mbush dy vite jetë, ishte sulmi serbo-rus për t’i thyer krenarin Kosovës së lirë, akuzat imagjinare të Dick Martyt u vërtetuan se ishin imagjinare, se lufta e UÇK-së ishte e drejt e pastër dhe legjitime për t’u mbrojtur nga shteti kriminal serb. Me një zë revolte ju drejtova një gazete zvicrane kundër Dick Martyt se ne po vdesim nga gripi në munges trajtimi spitalor dhe akuzohemi për trafikim organesh”, ka shkruar Bislimi mbi këtë foto në llogarinë e vet në “Facebook”.