Sali Bislimi reagon pse ambasada e Kosovës në Zvicër nuk ka organizuar aktivitet për Ditën e Pavarësisë
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka thënë se diaspora në Zvicër është e mllefosur që Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër për herë të parë nuk do ta feston 17 shkurtin ditën e Pavarësisë.
Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se turpi bie mbi Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe diasporës në Zvicër që nuk reflektojnë të bashkëpunojnë për të mirën dhe imazhin pozitiv të Republikës.
Reagim i plotë i Bislimit:
Jemi të mllefosur të indinjuar që Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër për herë të parë nuk do të feston 17 shkurtin ditën e Pavarësisë.
Turpi bie mbi Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe diasporës tonë këtu që nuk reflektojnë të bashkëpunojnë për të mirën dhe imazhin pozitiv të Republikës.
Në Ambasadë janë themeluar shumë shoqata për interesin e bashkëpunimit ekonomik, juridik dhe kulturor, por pa asnjë efekt, nuk janë në gjendje ta organizojnë një aperitif për miqtë tanë zviceran dhe të tjerë për t’i thënë gëzuar për shumë mote Pavarësisë të Dardanisë që u ndërtua më shumë vuajtje dhe sakrificë mbi njerëzore.
Ju sabotues të Ministrisë së Jashtme dhe ju biznesmen arrogantë pseudo patriotë që jetoni këtu truri ju ka ra në bark dhe barku do vetëm ushqim, hani pini dhe villni se nuk meritoni Festen e Republikës!!!