Sali Bislimi takohet me liderin e Katolonisë në ekzil, Carlos Puigdemont
Presidenti i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar liderin e Katolonisë në ekzil, Carlos Puigdemont.
“Takim i ngrohët vëllazëror me liderin e Katolonisë në ekzil z. Carlos Puigdemont. Edhe ju edhe ne kemi problem Spanjën, çka t’i them keto janë rrugët e lirisë, ne e paguam shumë shtrenjtë, e shihni që edhe në demokracinë evropiane duhet të bëhesh azilant, sepse popujt kanë ëndërrat dhe gjuhën e lirisë, tek ne shqiponjat janë në ndertim të folesë që t’i thuhet liri ku janë shqiptarët dhe një ditë të jemi të gjithë bashkë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Sali Bislimi.
Bislimi ka bërë me dije që e ka ftuar Puigdemontin që ta vizitojë Kosovën.
“Me kënaqësi pranoj që të inspirohet nga vuajtjet që kishim si popull evropian për pak liri dhe shumë maltretim në shtetndërtim”, ka shkruar Bislimi.