Sali Bislimi takohet me parlamentarë të Zvicrës
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se sot në parlamentin zviceran ka takuar këshilltarë federalë, kryetarë partish dhe deputetë të të gjitha partive politike.
“Mbi 30 parlamentarë i njoftova për gjendjen në Kosovë padrejtësitë që po pësojmë, liberalizimin e vizave vetëm me Zvicrën, çështjet që frenojnë bashkëpunimin korrekt me vendin tonë, vlerat perëndimore të Kosovës. Bisedë e veçantë me kryetarin e SVP Albert Rösti, kryetaren e komisionit për politikë të jashtme në parlamentin zviceran, zonjën mike Elisabeth Schneider-Schneiter, miken Christa Markwalder, kryetarin e grupit miqësor në parlamentin zviceran Félix Muri, dhe shumë përfaqësues të tjerë. Takimet do të vazhdojnë edhe javën tjetër për të mirën e dy vendeve tona që padyshim duhet shumë energji dhe atdhedashuri”, ka shkruar Sali Bislimi.
/Epoka e re/