
Sali Bislimi takon drejtorin e sigurisë në Bern, ofron përkrahje për Thaçin
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, dhe i cili është drejtor i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delemont të Zvicrës, ka zhvilluar takim me drejtorin e sigurisë në Bern, Reto Nause.
Bislimi dhe Nause kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë, sidomos për Gjykatën Speciale, ku në Hagë po mbahen në paraburgim udhëheqësit e UÇK-së, një ndër ta ish-presidenti Hashim Thaçi.
Nause i ka thënë Bislimit se është i gatshëm të ofrojë siguri të përkohshme për ish-presidentin Thaçi në Bern deri në gjykimin e tij.
“Takim të ngrohtë miqësor me drejtorin e sigurisë të kryeqytetit Bern, z. Reto Nause! ‘Nëse Konfederata Zvicerane më pyet, unë me kënaqësi pranoj sigurinë e përkohshme të presidentit Thaçi në Bern deri në gjykimin e tij’. Qyteti ynë Berni ka traditë mikpritjen dhe strehimin që e ka dëshmuar në të gjitha kohët. Presidenti ynë është i pafajshëm. Koha do të dëshmojë. Ai ka jetuar në Zvicër dhe këtu ka prekur vlerat e lirisë dhe demokracisë, dhe me vete i ka bartur për t’i kultivuar edhe për popullin e tij! Faleminderit miku, ynë Reto! Në kohë të vështira dëshmohet miqësia! Gur, gur do të bëjmë mur. Kosova dhe shqiptarët liridashës nuk ta harrojnë. Misioni vazhdon!”