Sali Bislimi takon komisionerin për Drejtësi të BE-së. Temë diskutimi zhvillimet në Kosovë
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, ka takuar Komisionerin për Drejtësi Evropiane, Didier Reynders, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë, për të ardhmen evropiane të saj.
Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se iomisionerin Reynders e ka njoftuar për të gjitha çështjet që sfidohet shteti ynë i ri.
“Kryefjala ime ishte Kosova, lufta jonë e drejtë, padrejtësia ndaj presidentit Thaçi!”, ka shkruar Bislimi.
Postimi i plotë i tij:
Konferencë debat tri orë në Charleroi të Belgjikës përball Komisionerit për Drejtësi Evropiane, Didier Reynders
Një mbrëmje akademike mbi të gjitha problematikat në të cilat gjendemi, lufta në Ukrainë, Ballkani dhe Turqia.
Komisionerin e njoftova për të gjitha çështjet që sfidohet shteti ynë i ri.
Mbi të gjitha misioni im vazhdon dhe gjen mirëkuptimin në të gjitha objektivat e mia.
Kryefjala ime ishte Kosova, lufta jonë e drejtë, padrejtësia ndaj presidentit Thaçi!
Turqia dhe Serbia dy shtete armiqësore në histori stopojnë integrimin tonë.
Një takim i radhës mu konfirmu në mënyrë zyrtare në Ministrin e Drejtësisë Evropiane.
Liberalët janë e vetmja shpresë për Kosovën!