Sali Bislimi: Urojmë që përvjetorët tjerë të Institutit Albanologjik të Kosovës të jenë më madhështor
Presidenti i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka vizituar Institutin Albanologjik të Kosovës me rastin e 50-vjetorit të themelimit.
Bislimi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka shprehur brengën e tij për mospërkrahje institucionale për këtë institut.
Postimi i plotë i Bislimit:
Kishim kënaqësinë të jemi sot në Akademinë solemne në 50-vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik të Kosovës.
Më parë për së afërmi se si anashkalohet nga shteti ky institut, dhe si ky institut xhelozon figurat e ndritshme të vendit!
Kjo gjendje vërtetë është shqetësuese, ku as rektori i Universitetit të Prishtinës nuk e sheh të arsyeshme prezencën e tij pa harruar edhe ministrin e Arsimit për nderë të 50-vjetorit të themelimit të këtij institucioni me rëndësi të veçantë!
Ne që pretendojmë intégrime Evropiane, ku dialogu është virtyte, nuk di se si do tejkalojmë këtë mentalitet konfliktuoz, që askush në Kosovë nuk e ka dobinë.
Zëri Perëndimor i Kosovës, pa dyshim që do i bëhet antibiotik i dukurive negative që kemi si shoqëri!
Një koktej i rastit pa asnjë shishe verë, nuk ishte konform rolit që ka ky institut dhe personaliteteve që ishin prezentë, ose jemi aq të varfër apo duhet të dukemi si tillë!
Urojmë që përvjetorët tjerë të institutin në fjalë, të bëhen më madhështor.