Sali Bislimi vazhdon idenë për partneritet migrimi mes Zvicrës dhe Kosovës

15 nëntor 2022 | 18:09

Drejtori i Zyrës Ligjore “First-consulting” dhe i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar shefin e migracionit të kantonit Fribourgit, Patrick Pochon, me të cilin ka biseduar për partneritet migrimi mes Zvicrës dhe Kosovës.

“Takim me shefin e migracionit dhe popullatës të kantonit Fribourg mikun tim z. Patrick Pochon. Një mikëpritje shumë e ngrohtë vëllazërore për të biseduar për objektivin tim për partneritet migrimi mes Zvicrës dhe Kosovës”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se në misionin e tij për të krijuar miq të shumtë për të përkrahur idenë e tij që në një kohë jo të largët të prezantohet projketi në nivel federal, që sipas tij, do të ishte shumë profitabil për të dyja vendet tona.

“Në gjithë Evropën nuk ka një popull tjetër që është i formatizuar për të punuar dhe jetuar në Zvicër, lidhjet e hershme mes dy vendeve tona në kohëra të vështira kanë bërë të veten. Projekti im bën rrugën e vet të natyrshme dhe një ditë pa dyshim që rezultatet do të jenë pozitive”, ka theksuar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autobusi i Besa Trans në të cilin vitin e kaluar…