Sali Bislimi viziton Thaçin në Hagë: Themeluesi i shtetit meriton mbështetjen tonë

08 qershor 2022 | 13:26

Veprimtari i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër, Sali Bislimi, ka vizituar të mërkurën Hashim Thaçin, i cili gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi si themelues i shtetit meriton mbështetjen e të gjithëve.

“Sapo dola nga vizita që i bëra presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Presidenti Hashim Thaçi pranon në parim propozimin tim  nëpërmjet zyrës time ligjore ‘First-Consulting.ch’ që të organizojë ekipin e avokatëve zviceran për ta ndihmuar si vlerë e shtuar bashkë me avokatët e tjerë që ka! Roli tij historik për Kosovën e ka bërë të fortë. Ka marshuar dhe vrapuar mbi tokën e minuar nga serbët për t’ia sjellë lirinë Kosovës dhe Zoti e ka ruajtur mos të kishte fatin tragjik. Ky themelues  i shtetit të Kosovës meriton mbështetje dhe do e gjejmë pa dyshim tek diaspora shqiptare në Zvicër dhe ajo në Gjermani”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se shqiptarët në Zvicër dhe ata në Gjermani çdo herë kanë qenë dhe do mbeten të përkushtuar për t’i dhënë dinjitetin dhe mirëqenien Kosovës në mënyrë që ta kalojë edhe këtë sfidë.

Bislimi ka thënë se nuk mbahet në burg ish-presidenti Thaçi për shkak të xhelozisë.

“I bindur në pafajësinë e tij dhe këtij procesi absurd gjyqësor dukej më i fortë se asnjëherë tjetër. U befasova kur mësova që gjykata e Hagës nuk zbaton të  drejtën themelore për të ushtruar lirinë fetare, e aprovuar nga Gjykata Evropiane e Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe  e garantuar  në të gjitha kushtetutat e vendeve evropiane. Nëpërmjet një pastori do rrëfente më lirshëm gjendjen shpirtërore dhe jashtë mureve të burgut për padrejtësitë që i bëhen! Takuam edhe Nasim Haradinaj që i kishte në vizitë Rafet Ramën dhe Ridvan Tahirin ku ndamë edhe një drekë pas vizitës! Nuk mbahet në burg presidenti për xhelozi. Ne do ta bëjmë realitet lirimin e tij! Me presidentin!”, ka shkruar Bislimi.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tejkalimi i shpejtësisë nga shoferët është bërë gjë e zakonshme…