![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/saliba.jpg)
Saliba humbet ndeshjen ndaj Holandës
09 tetor 2023
| 12:55
Në prag të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”, skuadra e Francës ka pësuar një humbje të madhe.
Trajneri Didier Deschamps të hënën ka marrë lajmin e keq se mbrojtësi i Arsenal, Williams Saliba, nuk do të jetë e kombëtares së “gjelave” për ndeshjen ndaj Holandës.
Kjo sfidë do të luhet më 13 tetor në Holandë. Saliba u lëndua në ndeshjen që Arsenal fitoi 1-0 ndaj Manchester City.
Në vendin e tij, Deschamps ka grumbulluar mbrojtësin e Nices, Jean-Clair Todibo, që do të jetë në stol. Franca kryeson Grupin B eliminator me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjeve të luajtura deri më tani, duke mos pësuar ende asnjë gol në këto eliminatore. Ndaj dhe mungesa e Saliba është e rëndësishme për kombëtaren franceze.