Salih Grajqevci rikthehet në AAK
14 tetor 2021
| 15:54
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur rikthimin e kryetarit të parë të degës së AAK-së në Obiliq, Salih Grajqevci.
Ai ka thënë se AAK-së i janë bashkuar shumë profesionistë të zotë, të rinj e të reja, sepse besojnë në qeverisjen e mirë të saj nëpër komuna.
“Aleancës po i kthehen edhe aktivistët e vjetër dhe themeluesit e saj, që për një kohë nuk ishin aktiv në jetën politike. Sot më nderoi me kthimin në Aleancë, themeluesi dhe kryetari i parë i degës tonë në Obiliq, Salih Grajqevci. Në prag të zgjedhjeve lokale, Aleanca është më e konsoliduar se asnjëherë më parë. Mirë se vjen Salih. Mirë se vini të gjithë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.