Salih Morina zëvendëson Florian Dushin në KQZ
Ish-deputeti i LDK-së, Salih Morina, do ta zëvendësojë Florian Dushin në pozitën e anëtarit të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Lajmin e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Facebook”, Morina.
Postimi i plotë i Morinës:
Të dashur qytetarë, anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Ju njoftoj se unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e 6 tetorit. Me propozim të Kryesisë dhe kryetarit të LDK-së, akademik Isa Mustafa jam propozuar që ta përfaqësoj Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ).
Dua të falënderoj gjithë strukturat e degës së LDK-së në Malishevë që më propozuan të jem kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Gjithashtu dua t’i falënderoj simpatizant e votues të LDK-së për besimin dhe mbështetjen qe i përfaqësova në dy legjislatura të Kuvendit të Kosovës, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder dhe përgjegjësi ndaj vendit, subjektit dhe gjithë mbështetësve.
Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me një ekip fitues, njerz profesional dhe të ndërgjegjshëm me kandidaten për Kryeministre Vjosa Osmani.
Na priftë e mbara.
I juaji,
Salih Morina
/Epoka e re/