Salih Mustafa “Cali” vazhdon të mbetet në paraburgim

20 nëntor 2020 | 21:26

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata Speciale.

Sipas Speciales rrethanat për të cilat akuzohet Mustafa nuk kanë ndryshuar ende, prandaj ndalimi i vazhdueshëm mbetet i nevojshme.

“Në konfirmimin e aktakuzës kundër të Akuzuarit, Gjyqtari i Procedurës paraprake gjeti se ekzistonte një dyshim i bazuar se ai kishte kryer krime brenda juridiksionit të KSK. Ky dyshim mbetet, pasi nuk ka pasur zhvillim në këtë çështje duke justifikuar rishikimin e kësaj gjetjeje”, thuhet në vendimin e Speciles, që përcjell Insajderi.

“Këto rrethana nuk kanë ndryshuar. Për më tepër që i Akuzuari tani është i vetëdijshëm për peshën e akuzave kundër tij, dhe për zbulimin e aktakuzës që mbështet materiale dhe prova të tjera kundër tij në përputhje me Rregulloren 102 (1), këto rreziqe në fakt janë rritur. Prandaj, ndalimi i vazhdueshëm i të Akuzuarit mbetet i nevojshë”, thuhet në përgjigjet e tyre.

Njëra prej rrethanava që Mustafa nuk është liruar nga paraburgimi “është edhe mundësia e ikjes”.

lg.php.gif

“Në Urdhër Arrestin, Gjyqtari i Procedurës Paraprake konsideroi që njohuria e të Akuzuarit për akuzat kundër tij dhe gjobat e mundshme, vetëdijen e tij për dënimet e raportuara publikisht të komandantëve të lartë të Zonës Operative të Llapit, punësimin e tij brenda aparatit të inteligjencës së Kosovës dhe aftësinë e tij për të udhëtuar demonstroi lirisht se ai kishte edhe një nxitje dhe mjete për të ikur”, thuhet në përgjigjet e Gjykatës Speciale.

Specialja në një pikë tjetër thotë se Mustafa edhe mund të ndikojë tek dëshmitarët, duke vendosur kështu kundër lirimit të tij nga paraburgimi.

Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i arrestuari i parë i Speciales.

Ai nga Specialja ngarkohet për vrasje, trajtim mizor, torturë e ndalim arbitrar të 6 personave civil në Zllash të Prishtinës.

Mustafa udhëtoi për në Hagë më 24 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes…