Salih Mustafa: Kohëve të fundit më është shkaktuar stres
21 shtator 2021
| 10:34
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa sot është paraqitur në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Që në fillim po ju them se as dëshira ime dhe as qëllimi im nuk është që të mos ju respektoj juve dhe panelin e kësaj gjykate, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është as në bindjen time e as në kulturën time. Por kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm dhe tani po u them se cili është problemi. Pas 12 muajve në paraburgim…”, ka thënë Mustafa.
Transmetimi i procesit gjyqësor është ndërprerë për shkak të elementeve që mund të mos jenë për publikun.