Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi

22 mars 2022 | 11:29

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ia ka vazhduar masën e paraburgimit Salih Mustafës, i cili po gjykohet për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

Sipas trupit gjykues, vazhdon rreziku që i akuzuari do të pengojë përparimin e procedurës së Dhomave të Specializuara, duke ndërhyrë te viktimat dhe dëshmitarët dhe/ose familjet e tyre.

Ky trup gjykues ka konstatuar se ekzistojnë arsye të artikulueshme për të besuar se rreziku i pengimit të progresit të procedurave të Dhomave të Specializuara, siç parashihet në nenin 41(6)(b)(ii) të Ligjit, vazhdon të ekzistojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marinela Shpati i bëri të gjithë krenarë pak ditë më…