Salih Zyba i reagon Haradinajt pasi e quajti “sekser votash”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, është kundërpërgjigjur pasi kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “sekser, duke thënë se i ka siguruar votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Zyba ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë këto deklarime të Haradinajt, të cilat nuk i quan serioze dhe thotë se, si shkak, as nuk do e padis. Ai këto i ka thënë në emisionin ‘Edicioni Special’ në Klan Kosova.
Le të mbetet në përgjegjësi të tjera, deklarimi është publik dhe mediatik, andaj z. Haradinaj duhet të ketë adresë për këto gjëra. Unë nuk e kam pasur rastin të bëjë asi bisedash, do të kisha qenë i knaqur sikur të kisha kontribuar, por nuk e kam pasur si angazhim. Nuk kam qenë shkaktar as pretekst që ajo (Reshitaj) të ketë distancim”, deklaroi ai.
Ai ka thënë se është i gatshëm që të përballet me ligjin, në rast se dalin prova për sigurimin e votave për president.
Në anën tjetër, kreu i AAK’së ka konsideruar që posedon informata që Zyba ka siguruar votat e nevojshme që t’ia bëjë presidentin VV’së.
“Kemi informata, për ofertat që të gjithë deputetëve që ju kanë bërë. Salih Zyba ka qenë sekseri për vota. Mund të ketë pasur edhe të tjerë. Duke i parë të gjitha këto, që për shumë vjet na kanë dhënë shpresë se do të ndalen këto praktika”, deklaroi ai në Rubikon.
Depuetetja e AAK’së, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.