Salihaj: Arsimi s’është trajtuar me prioritet, s’e di pse jam shkarkuar
27 shkurt 2019
| 08:36
Jonuz Salihaj, ish-drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, ka thënë se arsimi në Prishtinë është pasqyrë e arsimit në vend.
“Arsimi asnjëherë nuk është trajtuar me prioritet”.
Salihaj ditë më parë është shkarkuar nga pozita e tij.
“Shkakun e shkarkimit nuk e di, nuk ma ka dhënë askush. Ka qenë një tendencë e një grupi, por se kam menduar se mund të vijë deri këtu”, ka thënë Salihaj në Sytë 7 në “Klan Kosova”.
“Aq më pak kur nuk kam bërë asnjë gabim dhe asnjë shkelje te ligjit”.
“Por duket se kanë qenë disa njerëz nga jashtë partisë të ardhur së fundi dhe kanë ndikuar tek struktura”.
Ai thotë se do ta mendojë nëse do të vazhdojë të jetë në AAK, apo do të largohet përfundimisht.